
Drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë në Tv Klan, Arian Çani, ka paralajmëruar se gjatë natës pritet që të ketë arr.estime të bujshme nga SPAK. Të paktën ky është lajmi që qarkullon mes gazetarëve.
Çani ka thënë se ar.restimet pritet të bëhen në kuadër të he.timeve për ince.neratorët e mbetjeve, por nuk dihen emra konkret.
Arian Çani: Flitet nga burime ende të pakonfirmuara se sonte gjatë natës pritet të ketë arr.estime të bujshme. Nuk mund të them dot se kush do arre.stohet, por bëhet fjalë që SPAK-u do ndërhyjë diku për të arr.estuar personazhe që kanë lidhje, thonë, me inc.eneratorët. Kush do arr.estohet?
Edith Harxhi: Ata që kanë bërë zullume dhe afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha në Shqipëri, një nga skupet më të mëdha në Shqipëri.
Arian Çani: Po si ka mundësi që SPAK, se e pashë që dhe ju ishit në brendësi, si mund të ketë firo të lajmeve të tilla. Normalisht këto duhet të ishin super sekret.
Edith Harxhi: Po sepse gjithçka që është lokale, thonë anglezët, mbetet lokale dhe ne jemi një vend i vogël kështu që lajmi merr dhenë.
Arian Çani: Fakti që ne e thamë tani në emision mund të ndihmojë edhe në arr.atisjen e personazhit që dyshon se do arr.estohet apo jo?
Edith Harxhi: Atë nuk e dimë.
Arian Çani: Rrini zgjuar sot se do ketë arr.estime.