
Një video e shpërndarë ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe portalet maqedonase. Në video shihet një polic maqedonas që ka ndaluar një të ri shqiptar, që pretendohet se është nga Haraçina e Shkupit.
Derisa polici po i komunikonte disa rregulla në gjuhën maqedonase, i riu shqiptar i është përgjigjur se e kupton krejt çka po flet, por nuk dëshiron të flas në gjuhën maqedonase, përcjell INA. Ai është thirrur në të drejtën e përdorimit të gjuhës së tij amtare, që garantohet edhe me ligj.
Qytetarë maqedonas kanë reaguar bujshëm përmes kësaj videoje, duke theksuar se ja ku e solli vendin, Ligji i miratuar për gjuhët, që zyrtarizoi gjuhën shqipe.
Еве на што не донесовте.
-"Не сакам да зборам македонски."💤💤💤#мизерија pic.twitter.com/BNg0QhHvCJ— Две Ѕвезди (@dvezvezdi1) December 28, 2020