




Biznesmeni italian, Gianluca Vacchi, 53-vjeç ka zbuluar se e dashura e tij, 25-vjeçare, Sharon Fonseca ka sjellë në jetë një vajzë.




Lajmi është bërë publik nga vetë Vacchi, i cili përmes një postimi në “Instagram”, ka publikuar një foto të bashkëshortes dhe foshnjes, teksa shkruan se është bërë baba nga një vajzë. Pas lindjes, prindërit e pagëzuan foshnjen me emrin Blu Jerusalem Vacchi.




Në foto Vacchi dhe Fonseca shfaqen duke shijuar prindërimin, ndërsa mbanin dorën e vajzës së tyre.