
Një kompani gjermane me bazë në Këln kërkon një “ekspert kana.bisi”.
Detyrat e këtij personi janë nuhatja dhe shijimi i kana.bisit për të provuar cilësinë.
Shefi i kompanisë David Henn agesa për këtë do të jetë 100 mijë euro në vit.
Kompania shpërndan kana.bis mjekësor në farmacitë gjermane dhe bima përdoret për trajtimin e disa dhimbjeve kronike.
“Ne po kërkojmë dikë që monitoron vazhdimisht standardet e kultivuesve tanë në vendet burimore të Australisë, kana.dasë, Portugalisë, Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës. Këtu në Gjermani, ai duhet të kontrollojë gjithashtu cilësinë e materialit të dorëzuar. Kusht paraprak është që ai vetë të jetë një pacient aktiv me kana.bis. Kjo është mënyra e vetme që ai mund të konsumojë legalisht kana.bis në Gjermani”, shtoi Henn. j.l./ dita