Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Berisha konfirmon pazarin me Ilir Metën, në zgjedhje nën çatinë e Partisë së Lirisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar pazarin me Ilir Metën, për të hyrë në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë.

Ndonëse grupi i Alibeajt i kërkoi të bashkëpunojnë dhe të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, Berisha refuzoi bashkimin e PD dhe ka vendosur të strehohet te partia e Metës.

“Pamfleti” raportoi pak më parë se Berisha e Meta kanë rënë dakord që të shkohet më 14 maj nën një koalicion i përbërë nga Partia e Lirisë, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Balli Kombëtar.

Berisha në një deklaratë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, u shpreh se në orët në vijim do të bëhet dhe finalizimi i këtij koalicioni.

“Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. kr.im nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep. Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë. Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal. Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal”, tha Berisha.

Gjykata e Apelit ja dha vulën Alibeajt dhe në këtë mënyrë Berisha nuk futet dot në zgjedhje nën logon e PD. Por duket se ai i është ulur sërish në gjunjë Ilir Metës. Ky i fundit deri pak ditë më parë njoftonte se do të shkonte i vetëm në zgjedhje, por ditët e fundit situata ka ndryshuar. Ata kanë rënë dakord që të shkojnë bashkë. Koalicionit do i vihet një emër që e lidh me PD dhe kandidatët për kryetarë bashkie do të jenë ata të primareve. Ndërsa për këshillat bashkiakë do të dilet me një listë unike dhe do te ketë rakordim mes të gjitha forcave. Pra, pas 6 marsit, Meta i bëri një tjetër nder Saliut.

Ndërkohë sytë janë tani te Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i cili do të vendosë nëse PD e ALibeajt do të shkojë apo jo në zgjedhje. Nëse bllokohet regjistrimi i saj, atëherë duket qartë se të gjithë po çojë ujë te mulliri i Berishës, i cili do përdorë koalicionin për të përfaqësuar indirekt PD.

Post Views: 84

Post navigation

E pamundur se ku ka arritur Luizi / Fituesi i Big Brother Vip Kanada e mbështet publikisht me një video porosi
Juristi Romeo Kara: Ja si pastroi para ‘vëllai’ i Ilir Metës në një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, provat që do çojnë në burg ish-presidentin dhe Berishën për aferën ‘CEZ-DIA’

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes