Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Bamir Topi: Ky është “Esat Pash Toptani” i Partisë Demokratike, ju betohem se unë do bëhem “Avni Rrustemi” i dytë

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarrjet brenda PD-së.

“Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda PD, mjafton vetëm një fjalë e Sali Berishës. PD administrohet nga Basha, por nuk është pronar Basha” tha ai

Sa iu përket kandidatëve të tjerë, ai shprehu konsiderata në veçanti për Edith Harxhin.

“Unë shpreh një lloj konsiderate për zonjën Harxhi, por gjithsesi vlerësimi është shumë relativ. Zotin Shehaj e kam parë një politikan të ri, që duket më larg interesave patologjike të pushtetit. Gara e vjetër janë të gjithë të varur nga Berisha”.

Topi tha se tradhtari më i madh i demokratëve është vetë Berisha.

“Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”

Sa i përket shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga DASH, Bamir Topi e cilësoi një apel të fortë drejtuar politikës shqiptare, që të rikthehet në demokraci.

Post Views: 191

Post navigation

Ilir Meta planifikon rikthim të fuqishëm, do kandidojë përballë Erion Veliajt?! “Do fitojë si luan kundër hor.rave”
Nusja Rr.Ihet Keq Me Vjehrrën, Por Shikoni Reagimin E Djalit (VIDEO)

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes