Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Ardit Gjebrea bën mrekulli për shqiptarin që ishte në karrocë me rrota/ Ja si mundi ai të ngrihej në këmbë: Qëndrova vetë!


Ai ka qëndruar 21 vjet në një karrige me rrota, por dje ka provuar ndjesinë e të qëndruarit në këmbë. Një ndjesi kjo që e kishte humbur që në vitin 1997, kur pas një aks identi me makinë u zgjua në shtratin e një spit ali dhe mësoi se nuk mund t’i lëvizte më këmbët. Ishte vetëm 25 vjeç.


Personin ne foto, Sokol Muratajn e njohëm tre muaj më parë kur erdhi në studion e “Të Dielës Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh falenderimi mikut të tij Klodianit, i cili në mënyrë vullnetare e ndihmonte të ngjitej bashkë me karrigen me rrota në shkallët e universitetit ku Sokoli studionte. “Mjekët m’i kishin hequr shpresat.

Më kishin thënë që nuk mund të ecësh dhe unë e kam pranuar dhe e kam marrë jetën ashtu siç më ka ardhur në karrocë. Kam punuar, jam integruar, kam krijuar familje, por tani po filloj të ngrihem”, tregoi Sokoli për stafin e të dielës shqiptare.

Sokoli i është nënshtruar një regjimi ushqimor të veçantë nga Hetem Ramadani dhe një fizioterapie intensive e cila për tre muaj i ka hequr 25 kile, ndërkohë i ka forcuar dhe muskujt. “Mjekët në Danimarkë më thanë klinikisht që d ëmtimi që kisha pësuar ka bërë që truri ta hum basë komunikimin me trupin, kështuqë është vështirë të rigjenerohet palca prapë që të mund të ecja përsëri.

Ndaj unë e pranova jetën në karrocë dhe vazhdova përpara”. Deri në vitin 2001 ai u përpoq të ecte me proteza por pa asnjë rezultat. “Por me vullnet njeriu i bën të gjitha. Kam dy javë që jam ngritur me proteza dhe jam çliruar shumë. Avash-avash u ç’kontraktova. Të premten qëndrova në këmbët e mia”

Post Views: 45

Post navigation

Shqiptarët nuk heqin dorë nga çudirat, nuk ua pret mendja se çfarë kishin futur brenda specave do i çonin deri…
U shuan në mes të rrugës në Gjermani/ nesër u jepet lamtumira e fundit tre shqiptarëve nga e njëjta familjes: Të Allahut jemi dhe te ai kthemi!

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes