
Analisti i çêshtjeve politike nê vend, Faton Abdullahu thotê se Lêvizja Vetêvendosje ka mbledhur shumê vota e simpati, duke i tipizuar LDK-nê dhe PDK-nê si zhvatêse dhe kapêse tê shtetit, por qê sipas tij, kjo êshtê harruar nê momentin kur LVV-ja êshtê dashur tê bêj koalicioni me partinê e Isa Mustafês.
Abdullahu pêr Blic, thekson se ky pasinqeritet i VV-sê por edhe LDK-sê, ka bêrê qê tash e njê vit ky vend tê pêsojê shumê dêshtime nga dy qeveritê e fundit, njêra e drejtuar nga Albin Kurti e tjetra nga Avdullah Hoti.
“VV ka pasur qasje opozitare pêrjashtuese deri edhe nê pêrdorimin e dhunês kundêr PDK-s dhe LDK-sê pêr kohê tê gjatê, duke i tipizuar ato si zhvatêse, kapêse tê shtetit dhe pengesê pêr çdo tê mirê nê kêtê vend. Me kêtê qasje VV pêr kohê tê gjatê ka mbledh shumê vota e shumê simpati. Por, nê rastin e LDK- sê, kjo êshtê harruar, atêherê kur êshtê dashur tê bêhet koalicioni qeverisês. Kêtê figurativisht mê sê miri e shpreh pêrkulja e Kurtit para z. Mustafa me rastin e shtrêngim dorês, jo e zakonshme pêr traditên ndêr-shqiptare, e cila bêhej edhe mê e pa pranueshme, sepse deri nê atê kohê z. Mustafa pêr vite tê têra ishte kualifikuar dhe sulmuar se êshtê argat i Serbisê. Ky pasinqerte i VV-sê por edhe LDK-sê, ka bêrê qê tash e njê vit ky vend tê pêsoi shumê dêshtime nga dy qeveritê e fundit, Kurti dhe Hoti.”, thotê Abdullahu.
Êshtê shumê interesant pêr ta parê se çfarê mêsimi ka nxjerrê nga kjo VV. Unê do tê besoja se mêsimi êshtê nxjerrê, por projekti populist se VV do t’i fitojê mê shumê se 50% tê votave, tregon se populizmi pêr tê fituar vota, êshtê mê i fortê se pragmatizmi pêr tu bêrê bashkê pêr tê fituar qytetari. Vijat e kuqe tê VV-sê mund tê ja nxijnê jetên e qytetarit edhe pas kêtyre zgjedhjeve. Tani, nêse êshtê pêr ti besuar asaj qê thuhet nê VV se mund tê bêjnê koalicion me PDK-nê, atyre duhet tu kujtohet se nê PDK nuk ka dhe nuk mund tê ketê njê Vjosa Osmani. Nê kêtê drejtim PDK êshtê shumê mê unike nê atê qê beson dhe me mekanizêm shumê mê tê qêndrueshêm nê mênyrên si punon. Pêrndryshe njê koalicion VV – PDK do tê ishte lidhje ndêrmjet tê barabartêve e jo si nê rastin me LDK-nê.”, thotê ai.