Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Almer Toska kandidati i PD: Vajza e Lulzim Bashës shkon në kurs tenisi, 3,500 euro, neve na dha 2 milionë lekë për fushatë!

Almer Toska, kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PD, është shprehur se kryetari Lulzim Basha i ka lënë pa lekë gjatë fushatës. Sipas tij, kandidatët e Fierit kanë marrë nga 2-4 milionë lekë për fushatë, para që sipas tij nuk mjaftuan as për t’ju dhënë kafe njerëzve.

Vetë Toska ishte kandidat për deputet në Qarkun e Fierit, në zonën e Roskovecit.

“Ne nuk kemi pasur mbështetje logjistike si të punonim, në Fier kandidatët kanë marrë 2-4 milionë lekë të vjetra, këto para kishin kandidatët. Artileria e PS, mekanizmi i pushtetit ishin shumë të forta. Ne nuk kishim mundësi që tiu jepnim njerëzve një kafe, janë 13 milionë euro donacionet për PD. Dikush ka dhënë dhe shpirtin, Basha është një njeri që nuk i dh.imbset sesi vuajnë njerëzit poshtë.”

Më tej, Toska tha në Fax News se kreu i PD i paguan vajzës një kurs tenisi që shkon 3,500 euro.

“Lulzim Basha paguan 3500 euro kursin e vajzës së tij për tenis, një thashethem i tillë i duhet thënë njerëzve. Berisha është bashkëfajtor me Lulzim Bashën, pasi ia ka miratuar në heshtje të gjitha vendimet e tij, tani nuk vlen Lulzim Basha se ty tu prek interesi.”

Almer Toska ka bërë dhe një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se 10 deputetë të PD sot, kanë paguar nga 200 mijë euro për mandatin e tyre.

Post Views: 142

Post navigation

Një shpëtim për të gjithë / Asnjëherë më nuk do vuani nga Kolla dhe Fyti! Shtypni 2 banane dhe shtoni vetëm këto 2 përbërës
Kryeministrat shqiptarë që udhëhoqën Perandorinë osmane

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes