Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Ballina e Prospektit/Programit 5-ditor të Shkollës Katolike të Pejës (Ipek, 1867-1918), 20 vjet para hapjes së Mësonjëtorës së Korçës!

Peja, Lulja e Dukagjinit, është qytet i pasur me histori dhe kulturë, siç dëshmojnë monumentet e shumta, si gjurmët parahistorike në grykën e Rugovës, rrënojat e qytetit dhe fortifikatës së antikitetit dardan, monumentet paleokristiane dhe myslimane (në qytet dhe rrethe), kullat e shumta, shtëpitë tipike urbane dhe rurale, muzetë dhe imazhet e Alpeve Shqiptare, të cilat përveç bukurisë përrallore, shquhen edhe për mbrojtjen e tyre nga sulmet e armikut.

Krahas disa shkollave osmane-turke, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur qyteti kishte rreth 20 mijë banorë, në vitin 1867 u themelua shkolla katolike e qytetit, ku nxënësit mësuan edhe shqip.

Shkolla në fjalë, e cila lidhet me emrin e Franz Joseph I, perandorit austro-hungarez, kishte funksionuar të paktën deri në kohën e krijimit të Mbretërisë SKS (1918), kur gjithçka që çonte në një identitet joserb do të përmbyset!

Burimi: Ballina e Prospektit/Programit të Shkollës Katolike të Pejës (IPEK, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, kopje nga Vjena)!

Post Views: 98

Post navigation

VIDEO: Historia do rishikohet, Xhufi: Janë gjetur dokumente autentike dhe fakte të reja për prejardhjen, kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve
Sapo doli / Raport për takimet ilegale të Sali Berishës e Ilir Metës në Azerbajxhan, në qershor 2022

Related Articles

Harta e vitit 1688 nga nga Eberhard Werner dhe toponimet që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën

1940, Italia nisi luf.tën me Greqinë me flamur shqiptar/ NJE MASHTRIM I MADH HISTORIK

Rrëfimi: Unë isha aty kur rrëmbyen Tritan Shehun në Lushnje (del foto kur i fusin preshin)

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes