
Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e Ministrisë së Jashtme, se ma.rrëdhëniet Shqipëri-Greqi arritën gati-gati nivelin e një konfederate, më 1925 dhe 1926.
Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.
Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshali i paharruar Gjergj Karaiskaqi.
Rrjedhimisht, gjysma e gj.akut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi” V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut.
Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gja.kun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luf.tëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.