Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, ka reaguar ashpër ndaj Ben Blushit pas bisedës së publikuar në formë shkrimi me shkrimtarin në ditën e lindjes së këtij të fundit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Besiana deklaron se bëhet fjalë për një bisedë privatë, të cilën Blushi e ka kthyer në një “intervistë”, pa marrë pëlqimin dhe lejen e Kadaresë, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua.
Sipas saj ky gjest nga ana e gazetarit është sa imoral aq edhe i paligshëm. Ajo thekson se duke marrë parasysh dhe moshën që Kadare ka çdo përpjekje e këtij lloji është “mjerane”
“Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim ati, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli.
Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme “interviste”, pa marre pelqimin e bashkebiseduesit, duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura. Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem.
Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane”, shkruan Kadare.
Në ditën e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, më 28 janar, Blushi përmes një postimi në “Facebook” zbuloi se shkrimtari bën pjesë në librin e tij “41 Sekrete”.
Në postimin e bërë gazetari rrëfeu një bisedë që kishte bërë me shkrimtarin pasditen e një të diele në një nga kafenetë e ish-bllokut.
Disa copëza nga kjo bisedë ishin futur nga Blushi te postimi i tij, ku në formën e një rrëfimi ai zbuloi të pathëna nga jeta e Kadaresë, nga fotot e të dashurave n.udo të shkrimtarit deri te ndryshimi i emrit.
MË POSHTË KENI POSTIMIN I BLUSHIT: