Njëri në TV Klan e tjetri në TCH, kryeministri Edi Rama dhe Saliu, e kanë zhvendosur “Kuvendin” e së enjtes, në emisionet televizive të mbrëmjes.
Në këto të fundit, përveç tyre, nuk kanë munguar edhe “panelet me deputetë” nga të dyja partitë për llogjet e radhës.
Saliu e sfidoi keq fare Ramën, duke i thënë që ‘të bëhet burrë” e të përballet me të, dmth me Saliun (burrin që pushkaton fukarenj me duar në xhepa).
Por kreu i qeverisë, nuk kishte ndërmend “të bëhej burrë” dhe u përgjigj nga studio tjetër se Saliu nuk meriton asnjë përgjigje prej tij.
“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të të tregoj sa të vlen lëkura”, gëmoi Sali burri nga Tv Klan.
“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik.
Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asgjë për ata”, – u përgjigj kreu i qeverisë nga zyra e kryeministrisë, në një intervistë në Topi me ish-deputeten e Saliut, që tani është bërë gazetare.
“Kjo mund të konsiderohet një përplasje ‘live’ mes tyre duke qenë se në Kuvend nuk ishte asnjëri. Rama zgjodhi të mos merrte pjesë ndërsa Berisha është përjashtuar për 10 ditë” – komentoi faqja online e një mbështetësi të pavarur të Ramës.
Që kështu, po e quajmë edhe ne, “përplasje live”. / dita