Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Dokumenti/ Si negociuan Berisha e Meta me rusët për hidrocentralet që në vitin 2012

Report Tv ka siguruar dokumentin e negociatave që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër dhe Ilir Meta ne koalicion me PD, me mnister te Ekonomise Edmond Haxhinasto me Rusinë për hidrocentralet në 2012.

Letra është dërguar ambasadori rus, Abramov.

Në letër thuhet se Kjo marrëveshje u arrit pas negociatave që ka kryer Sali Berisha me Presidentin e kompanisë “RusHydro”. Berisha në 2012 ka kryer negociata me rusët për HEC-in e Skavicës dhe në lumin e Vjosës e për këtë arsye Abramov i ka dërguar një letër falenderuese qeverisë.

Ndërkohë Në shtator të vitit 2021 vetë Berisha ka zhvilluar një takim të posaccëm me një delegacion të zgjeruar të RusHydro, të kryesuar nga kryetari Evgeny Dod. RusHydro i kontrolluar nga shteti rus, prodhuesi i dytë më i madh i energjisë hidroelektrike në botë, kërkonte të futej në tregun shqiptar.

Nga raportimi i mediave në atë kohë Dod tha se qëllimi i vizitës së delegacionit të RusHydro është të eksplorojë mënyra dhe të propozojë investime të mëdha në projektet e hidrocentraleve duke pasur parasysh potencialin e madh hidroenergjetik të Shqipërisë, pozicionin e saj gjeografik dhe klimën tërheqëse të biznesit në vend.

5 vite më parë, që në vitin 2007, Sali Berisha kishte hapur tregun energjetik shqiptar për serbët, teksa kishte ‘ftuar’ në qeveri Damir Fazlliç./m.j

Post Views: 71

Post navigation

Zot si është e mundur! Pas 205 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi (video)
VIDEO/ Ilir Çeta, historia e atentatorit të Berishës më 5 qershor të 97′ dhe misteri: Ishte granatë apo një gur i zi?!

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes