Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Adi Krasta ka të drejtë: Kombin tonë e mori lumi, po rrisim shqiptarë të këqinjë!

Adi Krasta, me anë të një monologu të gjatë në televizionin e familjes Berisha, këtë radhë është shfaqur në rolin e historianit.

Monologu i plotë i Krastës

Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjigje e kundër pergjigje na është bërë e dallueshme antipatia për vendin tonë. i referohemi të vetmit territor në botë ku do të duhej të ndjeheshim të sigurtë e të qetë për shkak të përkatësisë së natyrshme.

Ky komb i vogël – i madh duket se nuk gjen qetësi. E gjithë analiza ime dhe vendimi për të folur për këtë çēshtje në televizion, në mënycë të dedikuar lindi pas deklaratës në fb të një mendjeje të mençur kosovare, se Kosova tanimë është si Austria ndërsa Shqiperia është si Gjermania.

Të dy vendet duket se kanë tani gjithmonë e më pak pika takimi në të folurën e përditshme. Përpara disa vjetësh një mik me të cilin punonim në Prishtinë e shpjegoi qëndrimin e tij austriak, konkurrues e të largët me atë gjerman të Shqipërisë duke deklaruar me sinqeritet, se më mirë pranon të jetë i pari në fshat se i fundit në qytet.

Pas një rinjohjeje të vonë dhe ndrγshimeve të forta gjeostradegjike rajonale, Shqipëria dhe K.osova po e harrojnë në të folurën e përditshme e sidomos në aksionin politik, se janë pjesë të ndara brutalisht të një kombi të vetëm dhe jo dy kombe të veçantë të ndryshem nga njeri-tjetri.

Për mendjet analitike shqiptare të gjithë rajonit shqipfolës, nocioni kokëfortë e rezistent i kombit të bashkuar po vihet në rrezik nga të paret e fshatrave respektive të cilët e kanë më të thjeshtë të këndojnë në majë të plehut të tyre e të mos të vazhdojnë garën e shëndetëshme që në viset shqiptare ka qenë vibrante gjatë historisë.

Ka që pretendojmë se në të kundërt nga ajo që kemi besuar ndonjëherë shqiptarët nuk kanë pasur një komb të lavdishëm. Që të ishte i lavdishem ai duhet të kishte fituar luf.trat me të cilat u ballafaqua dhe nuk do të duhej të sillej si humbës gjatë pushtimeve otomane e komuniste.

Në dritën e kësaj pamundësie të shqiptarëve për të patur shtet të fuqishëm dhe respekt për veten një nga gazetarët e jashtezakonshëm të Kosovës që jeton në Zvicër thërret në apel elitat shqiptare, atë grupim njerëzisht të kulturuar, që e kanë sensin e historisë e mund të parashohin tallazet në detin e te ardhmes, për të krijuar kushtet e një iluminimi të shumëpritur të popullatave të Shqipërisë e Kosovës për tu bindur më në fund se të lidhur e bashkuar, me interesa të njëjta e përgatitje të përbashkët, kombi bëhet më i fortë dhe i mbijeton kohës i fuqishëm.

Mirëpo që nga Lidhja e Prizrenit me plateformën e saj të jashtëzakonshme Shqipëria e Kosova nuk kanë patur më një doktrinë elitare rezistence e fuqizimi. Në sheshin e thashethemeve online, shpotitë dhe sarkazma e majës së plehut e të parëve të fshatit hidhet e pritet në dy anët e kufirit si një pështyme që qarkullon duke bërë pis përveç njëri-tjetrit një altar të sheŋjtē, të vetmin, të madhin e të patjetersueshnin, atë të kombit.

Post Views: 870

Post navigation

Presioni i bërë nga Edi Rama detyron Vuçiçin të dorëzohet: Ush.tria serbe nuk do të futet në Kosovë, paqja është e nevojshme
A kɑ ende bʋɾɾɑ shqípëɾíɑ?! Bʋɾɾí ngɑ Seɾbíɑ gjen nʋse në Shqípëɾí pëɾ 1500 Eʋɾo, poɾ í ndodhí e pímɑgjínυeshmjɑ me pɑs

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes